Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Deportivo Alaves me rezultat 2-1.
Djelmoshat e trajnerit Luis Enrique kanë dështuar të fitojnë edhe në ndeshjen e tretë të La Ligas, pasi humbën 2-1 në shtëpi nga kundërshtari i nënvlerësuar, Deportivo Alaves.
Golat në këtë takim u shënuan nga Jeremy Mathieu (47’) për Barcelonën dhe Deyverson (39’) dhe Ibai Gomez (64).
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.
Sipas kësaj faqe, futbollisti më i notuar ishte sulmuesi Deyverson. /Telegrafi/
Barcelona
Deportivo Alaves