Pjesa e parë e El Clasicos në mes të Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur me barazim 1-1 në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou.
El Clasico ka dhuruar një super pjesë të parë, por me Mbretërit për një nuancë më të mirë se katalunasit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë nga Federico Valverde për 0-1, ndërsa Ansu Fati (8’) barazoi në 1-1.
Në posedimin e topit më të mirë ishin mysafirët e Realit që menaxhuan me topin 56 për qind, ndërsa Barcelona në 44 për qind të kohës.
Tek rastet për gol dhe goditjet, dy klubet ishin thuajse të barabarta, ndërsa Reali ishte diçka më e ashpër me dy të verdhë dhe Barca me një.
Pasime gjithashtu pati më shumë Reali, ashtu sikurse edhe rivënie këndore.
Më poshtë i keni statistikat pas pjesës së parë.
/Telegrafi/