Barcelona ka prezantuar një stemë të re që do të përdoret për të përkujtuar 125-vjetorin e klubit.
Stema e re vjen në të njëjtën formë si ajo aktuale, por përmban një sfond blu dhe skaje të arta. Stema gjithashtu thekson numrat 1, 2 dhe 5 në respekt të përvjetorit historik të Barcës.
Duke folur gjatë ceremonisë së zbulimit, presidenti i Barcës, Joan Laporta, deklaroi :”Barcelona po përjeton momente të ringjalljes. Projekti më i rëndësishëm institucional i klubit”.
“Është një kohë e sfidave të mëdha, të ndryshimeve të rëndësishme tipike për erën e re të klubit që do të na çojë në një fazë të re të sfidave emocionuese si 125-vjetori”.
“Do t’i kërkoja tifozëve të Barcelonës të jetojnë këtë moment me angazhimin maksimal dhe intensitetin maksimal. Ne jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve”.
“Sepse do të jenë ngjarje që do të mbahen mend për dekada. Barça është familja më e mirë sportive në botë dhe çfarë duhet të bëjmë është të jemi bashkë”.
“Në momentet e dyshimeve më të mëdha le të mendojmë për përpjekjet titaneske të gjeneratave të tjera që arritën që Barça të jetë sot si klub aq i dashur në Katalonjë dhe në mbarë botën”, përfundoi ai. /Telegrafi/