Telegrafi

Barça synon transferimin e Saul Niguez nëse dështon Verratti

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka bërë mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez, si ‘Planin B’ të tyre nëse nuk mund të bëhet një marrëveshje për italianin Marco Verratti.

Sipas gazetës AS, Barça e konsideron Saulin si “profilin ideal për të përforcuar qendrën e mesfushës”, ndërsa reprezentuesi i Spanjës U-21 do të përshtatej në mënyrë të përkryer në stilin e lojës të propozuar nga trajneri i ri Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Verratti, truri dhe gladiatori i ri i Barçës – italiani më krijues dhe rikuperues se Xavi (Foto)

Megjithatë, gazeta vëren se katalanasit janë gjithashtu të vetëdijshëm se negociatat do të jenë të vështira për t’u kryer, duke marrë parasysh ndalimin e Atleticos për regjistrimin e lojtarëve të rinj deri në janar të vitit 2018.

Saul, i cili mbush 23 vjet në nëntor dhe ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh, ishte gjithmonë i pranishëm për Los Colchoneros sezonin e kaluar, duke bërë 53 paraqitje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Spanja në duar të sigurta, Saul dhe Asensio shënojnë gola të ‘çmendur’ ndaj Maqedonisë (Video)

Gazeta AS shton se sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U21 për të mbajtur sytë ngushtë në yllin e ri spanjoll.

Saul është përshkruar nga gazeta si kontrollues i sigurt i topit, lojtar me një prekje të parë sensacionale, i palodhshëm duke vrapuar dhe lëvizje të mirë në të tretën e fundit të fushës. /Telegrafi/