Në këtë El Clasico munguan Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por nuk mungoi spektakli.
Barcelona e dominoi Real Madridit në fitoren e tyre 5-1 në Camp Nou në La Liga.
Goli i parë në takim erdhi nga Philippe Coutinho pas asistimit nga Jordi Alaba. Pak minuta më vonë Arthur kishte rast për gol, por Thibaut Courtois bëri një pritje të mirë.
Epërsia e vendasve u thellua në minutën e 30-të kur Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë, por ky gol ishte historik pasi ishte i pari që erdhi nga analizimi i VAR-it.
Los Blancos e filluan mirë pjesën e dytë dhe ishte Marcelo (50′) që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Los Blancos.
Ishte Suarez (75′) që shënoi edhe një herë për të qetësuar tifozët vendas, ndërsa ishte uruguaiani kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.
Për të bërë këtë humbje të dhimbshme u përkujdes Arturo Vidal me një gol me kokë në minutën e 87-të.
Me shumë mundësi kjo do të jetë ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në krye të Real Madridit pasi tani nga të gjithë po pritet shkarkimi i spanjollit nga detyra e trajnerit.
Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me 21 pikë, kurse Real Madridi në pozitën e nëntë me 14 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Rayo Vallecanos, ndërsa Los Blancos ndaj Valladolidit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OlF538D_k5E