Site icon Telegrafi

Barca sërish kërkon Gameiron?

Barcelona thuhet se ka rihapur bisedimet me Sevillan për një transferim të Kein Gameiros.

Sipas El Mundo Deportivo, dy klubet kanë mbajtur bisedime së fundmi për klauzolën e lojtarit e cila është 40 milionë euro.

29 vjeçari e di për interesimin e Barcelonës për të, por ai refuzon të jetë lojtari i katërt.

Gameiro shënoi 29 gola në të gjitha garat për Sevillan e cila fitoi për herë të tretë radhazi Europa Leaguen, por nuk bindi trajnerin Didier Deschamps që të ftohet në Euro 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version