Barcelona ka fituar në derbin e javës së 24 në La Liga ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2, duke hapur kështu luftën për titull.
Mysafirët ishin më mirë këtë takim dhe ishte një fitore e merituar, e mirëpritur , por shumë e vështirë.
Shansi i parë serioz në takim erdhi nga Antoine Griezmann në minutën e 16-të, por Marc-Andre ter Stegen më një pritje të mrekullueshme nuk ia lejoi golin francezit.
Në minutën e 38-të në skenë doli edhe Jan Oblak, i cili me një pritje të bukur ia mohoi golin Lionel Messit nga gjuajta e lirë dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me rastet e Luis Suarez dhe Griezmann, por për golin e parë në takim u përkujdes Rafinha në minutën e 64.
Pas gjashtë minutash vendasit barazuan me anë të Diego Godin, pas një asistimi nga Koke.
Ndërsa goli i fitores erdhi nga Lionel Messi në minutën e 86-të. Ky ishte goli i 22-të i Messit ndaj Atleticos në La Liga.
Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.
Atletico vazhdon në pozitën e katër me 45 pikë. Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Gijonit, kurse Atletico udhëton ndaj Deportivo de La Corunas. /Telegrafi/