Barcelona është treguar e pamëshirshme kundër Deportivo la Corunas në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga. Në takimin e zhvilluar në La Liga, katalunasit fituan me rezultat 4-0.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të me golin e Luis Suarez, i cili shënoi pas asistimit nga Lionel Messi. Argjentinasi nuk u tregua aspak egoist. Ai kishte mundësi të shënojë, por ia pasoi topin uruguaianit.
Në minutën e 41-të, Paulinho ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shënuar golin e dytë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, pati një moment të dyshimtë te një rast i Suarezit, të cilit nuk iu pranua një gol.
Porsa filloi pjesa e dytë, Luis Suarez e shënoi golin e dytë personal në këtë takim. Sergi roberto ishte asistues.
Ndërkaq, pesë minuta më vonë, edhe Paulinho e shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë (75′). Ky ishte edhe rezultati përfundimtar në këtë takim.
Barcelona është lider në tabelën e La Ligas me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.
Rivali i përbetuar, Real Madrid, është 11 pikë prapa, ndërsa në xhiron e ardhshme zhvillohet superderbi ‘El Clasico’, në Santiago Bernabeu.
Deportivo La Coruna numëron 15 pikë dhe është në vend të 17-të me vetëm tri pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/