Site icon Telegrafi

Barca me plan të ri për kthimin e Neymarit gjatë verës

Neymar (Foto: Mike Ehrmann/Getty Images/Guliver)

Barcelona mbetet e vendosur për transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar, të cilin planifikon ta kthejë në Camp Nou gjatë verës së ardhshme.

Në verën që lamë pas, braziliani ishte pjesë e spekulimeve për t’u kthyer te katalunasit, mirëpo kampioni francez refuzoi ta lejonte largimin e tij, edhe pse sulmuesi e dëshironte kthimin në La Liga.

Që pas kthimit nga lëndimi, ai ka vazhduar të bëjë paraqitje të shkëlqyera më PSG, ashtu që menjëherë është bërë prioritet i Blaugranëve.

Neymar (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Barca e transferoi dyshen Antoine Griezmann (nga Atletico Madridi) dhe Frenkie de Jong (nga Ajaxi) në fillim të këtij sezoni, ndërsa planifikon të vazhdojë me përforcimin e skuadrës.

PSG vazhdon të kërkojë 222 milionë euro për Neymarin (aq sa e bleu nga klubi spanjoll në vitin 2017), mirëpo në verën që vjen, ai 28 vjet dhe do të zvogëlohen vitet në kontratën e tij, prandaj pritet të shihet cili do të jetë çmimi.

Sidoqoftë, katalunasit shpresojnë që gjysmën e parave t’i grumbullojnë përmes shitjes së lojtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version