Telegrafi

Barca do pikët e para ndaj Betisit, formacionet zyrtare

Barcelona është nikoqir i Real Betisit në ndeshjen hapëse të sezonit 2017/2018 në La Liga.

Blaugranët mbetën tri pikë prapa Real Madridit në sezonin e kaluar duke humbur garën për titullin e kampionit të Spanjës.

Ata në këtë ndeshje hyjnë pas një tjetër humbjeje nga Los Blancos në dy përballjet e Superkupës së Spanjës.

Trajneri Ernesto Valverde beson një fillim të mbarë të sezonit të ri, gjatë të cilit do të kërkojë trofe.

Nga ana tjetër, objektivi i Betisit dhe trajnerit Quique Setien është mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Mascherano, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Roberto; Messi, Deulofeu, Alcacer.

Formacioni startues i Real Betisit: Adan, Barragan, Mandi, Feddal, Tosca, Guardado, Camarasa, Narvaez, Joaquin, Nahuel, Sergio Leon.

/Telegrafi/