Site icon Telegrafi

Barça i përgjigjet Neymarit në mënyrë të tërthortë për ndeshjen lamtumirëse ndaj Chapecoenses në Camp Nou (Foto)

Në mëngjesin e ditës së mërkurë Neymar u paraqit me vonesë në stërvitje dhe e gjitha kjo vetëm për t’i përshëndetur bashkëlojtarët te Barcelona.

Braziliani është shumë afër kalimit te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro dhe të premten pritet zyrtarizimi.

Lexo po ashtu Neymar i përgjigjet Messit në postimin lamtumirës në Instagram (Foto)

Sipas mediave dëshira e fundit e Neymarit ishte të luajë një ndeshje lamtumirës për tifozët në Camp Nou. Bëhet fjalë për atë ndaj Chapecoenses me 7 gusht në kuadër të trofeut të Joan Gamper.

Por, përgjigjja e Barcelonës ishte e menjëhershme, edhe pse në mënyrë të tërthortë.

Menjëherë pasi lojtari është larguar nga qendra stërvitore klubi katalnuas ka dhënë urdhër që të largohet Neymar nga fotografia promovuese për trofeun në fjalë.

Ai është zëvendësuar nga Ivan Rakitic, ku së bashku me kroatin janë edhe Lionel Messi, Andres Iniesta, Luis Suarez dhe Gerard Pique. /Telegrafi/

Exit mobile version