Telegrafi

Barca për pikë të plota ndaj Celtas – formacionet zyrtare

Barcelona e pret Celta Vigon në Camp Nou për ndeshjen e javës së tetë në La Liga.

Kataluniasit mbajnë pozitën e dytë në renditje me tri pikë prapa Real Madridit dhe kanë për qëllim të barazohen me pikë me kampionin në fuqi.

Me tri fitore, një barazim dhe tri humbje, Celta qëndron në vend të 11 në tabelë me 10 pikë të arkëtuara.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Eduardo Coudet i kanë zgjedhur formacionet që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Balde, Pique, Alonso, Alba; Busquets, Gavi, Pedri; Ferran Torres, Lewandowski, Raphinha.

Formacioni startues i Celta Vigos: Marchesin; Hugo Mallo, Aidoo, Nunez, Javi Galan; Fran Beltran; Oscar Rodriguez, Veiga, Cervi; Iago Aspas, Larsen.


/Telegrafi/