Sulmuesi i talentuar i Atletico Madrid, Ferreira Carrasco mund të largohet nga ‘Vincente Calderon’.
Ylli belg ka shkëlqyer edicionin e kaluar por edhe këtë sezon me fanellën e Atleticos dhe vlera e tij është rritur dukshëm.
23-vjeçari shënoi një gol të bukur në mesjavë përballë Bayern Munich në fitoren minimale 1-0 të Atleticos.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barcelona është vënë në ndjekje të tij dhe synon ta afrojë atë për edicionin e ri.
23-vjeçari iu bashkua Atleticos nga Monaco dy vite më parë ndërsa tani ka një vlerë prej 30 milionë euro.
Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Roma në Serie A. /Telegrafi/