Barcelona ka mirëpritur interesimin e Tottenham Hotspur për Rafinhan.
Spursat i kanë kërkuar Barçës një çmim për brazilianin, i cili është në shitje pas një huazimi të suksesshëm gjashtëmujor te Interi.
Italianët kishin një mundësi për ta nënshkruar me futbollistin për shumën prej 35 milionë eurove, por që nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan sot se anglezët janë të prirur për të bërë biznes me spanjollët, ku këta të fundit këmbëngulin se Christian Eriksen duhet të përfshihet në negociata.
Barca e sheh danezin si një alternativë ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili është raportuar se do të transferohet te katalunasit.
Theksojmë se për shërbimet e Eriksenit kanë shprehur interesim edhe shumë klube duke përfshirë Real Madridin.
Gjithçka pritet të bëhet e çartë pas kampionatit botëror që fillon më 14 qershor (e enjte). /Telegrafi/