Barcelona thuhet ka ofruar 100 milionë euro për mesfushorin italian të Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Mesfushori italian është bërë objektiv kryesor i shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndër to edhe Barcelona.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti i Verratit, Donato Di Campli do të paraqesë sot (të hënën) ofertën e Barçës për drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique, i cili është aktualisht në Milano.
Megjithatë, ndërsa 24-vjeçari dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez, gazeta paralajmëron se klubi i tij nuk duan ta shesin.
Sipas këtij mediumi, PSG nuk duan ta shesin, madje edhe për më shumë se 150 milionë euro. /Telegrafi/