Site icon Telegrafi

“Barça ofroi më shumë para, por Vinicius u josh nga projekti i Realit”

Vinicius Junior vendosi të bashkohet me Real Madridin në vend të Barcelonës, sepse ai “parapëlqeu projektin e tyre më shumë” edhe pse katalunasit i ofruan më shumë para, thotë agjenti i tij.

Real Madrid siguroi nënshkrimin e 16-vjeçarit nga Flamengo pasi i paguan klauzolën e lirimit prej 45 milionë eurosh, edhe pse ai do të qëndrojë në Brazil deri në korrik 2018.

Blerja e Vinicius nga Real Madridi drejt gjyqit
Lexo po ashtu Blerja e Vinicius nga Real Madridi drejt gjyqit

Pas pajtimit të marrëveshjes, sulmuesi deklaroi se “nuk ka vendosur asgjë”, por agjenti i tij, Frederico Pena, tha se ishte i bindur nga objektivat sportive në kryeqytetin spanjoll.

“Barcelona ka ofruar më shumë para se Madridi, lojtari do të fitonte më shumë”, ka thënë fillimisht Pena për Golboesport.

Vinicius: Paratë nuk ishin arsyeja e transferimit te Reali
Lexo po ashtu Vinicius: Paratë nuk ishin arsyeja e transferimit te Reali

“Por arritëm në një marrëveshje me Madridin sepse lojtari preferoi projektin e tyre më shumë. Disa njerëz besojnë se ai zgjodhi Madridin për para, por ata gabojnë”, transmeton Telegrafi.

“Vinicius u përqendrua vetëm në aspektin sportiv dhe pozicioni i Real Madridit në negociata ishte më i mirë në këtë drejtim”, përfundoi agjenti i Vinicius. /Telegrafi/

Exit mobile version