Barcelona raportohet se do të bëjë ofertë prej 100 milionë eurove për Marco Verratti.
L’Equipe shkruan sot se Verratti ka informuar drejtorin e ri të sportit Antero Henrique se synon të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
E gjithë kjo pasi që kohët e fundit për mesfushorin ka shprehur interesim edhe kampioni italian Juventus, e cila thuhet se është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për Verattin, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Verratti kurrë nuk ka luajtur në Serie A, pasi Pescara e Serie B e shiti te Paris Saint-Germain për 12 milionë euro.
Ndryshe, Veratti deri më tani për francezët ka luajtur në 133 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/