Telegrafi

Barca nuk njeh kundërshtar (Video)

Barcelona ka regjistruar fitoren e 23-të sezonale në La Liga, pas triumfit prej 4-0 kundër Eibarit në Estadio Municipal de Ipurua.

Mysafirët nuk patën kurrfarë problemi në fraksionin e parë që e mbyllën me epërsi komod prej dy golash.

Munir El Haddadi shënoi golin e parë të Blaugranëve pas disa pasimeve mbresëlnëse të katalunasve (8’). Asistimi ishte i Suarez.

Para se skuadrat të shkonin në pushim, saktësisht në minutën e 41-të, Lionel Messi bëri gjithçka vet për golin e dytë (41’).

Superylli argjentinas nxori një penalti në gjysmën e dytë, kur Ramis e preku topin me dorë, të cilën e konvertoi në gol (76’).

Luis Suarez shënoi golin e katërt (84’). Uruguaiani pranoi një top nga Sergi Roberto, krijoi shans dhe realizoi golin e 26-të sezonal në La Liga.

Barcelona është në vend të parë në tabelë me 11 pikë më shumë se Atletico Madridi (që këtë javë luan kundër Valencias). Real Madridi është 12 pikë prapa. /Telegrafi/

0-1: Goli i Munir ndaj Eibar.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

0-2: Goli i Messit ndaj Eibarit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

0-3: Messi na pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

0-4: Këtë herë shënon Luis Suarez 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016