Nga fitorja në El Clasico, te fitorja me rikthim Ray Vallecanos me rezultat 2-3 në La Liga.
Katalunasit u befasuan nga paraqitja e mirë të vendasve, por në fund treguan vendosmërinë e një skuadre të madhe.
Luis Suarez shënoi golin e parë në takim dhe vetmin për Barçën në minutën e 11-të pas asistimit të Jordi Albas.
Në vazhdim ishte koha për Pozon, së pari një shans në minutën e 31-të, kurse goli erdhi katër minuta më vonë. Ndërsa në minutën e 41-të kishte një shans për gol Luis Suarez, por rrjeta e portës së vendasve nuk u tund më në pjesën e parë.
Alvaro Garcia i dha epërsinë vendasve në minutën e 57-të, ndërsa ishte Ousmane Dembele ai që barazoi rezultatin në minutën e 88-të.
Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundonte me barazim, në skenë doli Suarez me një gol në minutat shtesë.
Pas kësaj ndeshje Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 24 pikë, kurse Vallecano në vendin e parafundit me gjashtë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Real Betisit, ndërsa Vallecano ndaj Villarrealit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V31Tbjj2XnU