Telegrafi

Barca nuk dëshiron t’ia paguajë babait të Neymarit shumën marramendëse nga transferimi

Barcelona është në hall të madh me babain e Neymarit, i cili po ndikon fuqishëm në të ardhmen e një nga futbollistëve më të talentuar në botë.

Neymar da Silva arriti i lodhur nga Miami me babain e tij, ku u ndal nga gazetarët në aeroport dhe ku u pyet për të ardhmen e tij.

Ai preferoi të mos fliste bashkë me babain duke u fokusuar në fazën e fundit të afatit kalimtar.

Operacioni transferues prej mbi 200 milionë euro ku parashihet të thyhet klauzola e lojtarit, e sheh babain e Neymarit duke përfituar afro 26 milionë euro nga transferimi.

Asnjë agjent nuk besohet që ka ndikim në të ardhmen e klientit sikurse që ka babai i Neymar te i biri i tij.

Barcelona është e interesuar që të gjejë metodën më të përshtatshme të pagesës përmes një noteri dhe direkt me PSG-në, në mënyrë që të shmangë ndonjë obligim shtesë ndaj babait të Neymarit.

Është pikërisht babai i neymar ai që është më i interesuar për t’u realizuar ky transferim dhe që vazhdon të negociojë largimin e tij nga klubi.

Barcelona është tejet e interesuar për të shmangur një pagesë të tillë dhe përfshirja e Verratit do të mund të shmangte një pagesë direkte dhe një shumë të tillë për babain e Neymarit.

Vet presidenti i PSG-së u shpreh ditë më parë optimist për transferimin e lojtarit duke thënë se ai është i bindur se transferimi i tij do të ndodhë.

/Telegrafi/