Site icon Telegrafi

Barca me një lojtar më pak (Foto/Video)

Barcelona duhet ta zhvillojë pjesën e mbetur të finales së Kupës së Mbretit me dhjetë lojtarë.

Javier Mascherano ndërhyri në Gameiron duke e tërhequr si lojtar i fundit dhe arbitri vendosi t’ia tregonte kartonin e kuq (36’).

Katalunasit ishin dominues në këtë pjesë të lojës, edhe pse nuk pati gola. Mirëpo, tash duket se gjërat janë baraspeshuar.

Për më shumë, Blaugranët do ta zhvillojnë të gjithë pjesën e dytë me dhjetë lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version