Telegrafi

Barca në pritje të ofertave për Umtitin

Samuel Umtiti (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Samuel Umtiti është gjithnjë e më pranë largimit nga Barcelona në këtë afat kalimtar – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.

Klubi katalunas do të fillojë t’i marrë parasysh ofertat që do të vijnë në vlerë prej 50 milionë eurosh për qendërmbrojtësin francez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti

25-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të Blaugranëve për sezonit e ri, duke qenë se vendin e tij e ka zënë Clement Lenglet.

Për më shumë, ai pësoi një lëndim të gjurit në edicionin e kaluar dhe mbeti prapa në përzgjedhjet e trajnerit Ernesto Valverde.

Barca kërkon së paku 50 milionë euro për mbrojtësin, për të cilin kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/