Samuel Umtiti është gjithnjë e më pranë largimit nga Barcelona në këtë afat kalimtar – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.
Klubi katalunas do të fillojë t’i marrë parasysh ofertat që do të vijnë në vlerë prej 50 milionë eurosh për qendërmbrojtësin francez.
25-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të Blaugranëve për sezonit e ri, duke qenë se vendin e tij e ka zënë Clement Lenglet.
Për më shumë, ai pësoi një lëndim të gjurit në edicionin e kaluar dhe mbeti prapa në përzgjedhjet e trajnerit Ernesto Valverde.
Barca kërkon së paku 50 milionë euro për mbrojtësin, për të cilin kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/