Barcelona është duke planifikuar shitjen e Raphinhas gjatë vitit 2023 – bën të ditur Relevo.
Katalunasit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit këtë sezon duke qenë se nuk po i përmbush pritshmëritë.
Njëherësh, Blaugranët janë të vetëdijshëm se duhet të grumbullojnë fonde para afatit kalimtar veror, në mënyrë që të t’i barazojnë shifrat financiare.
Anësori kërkohet nga shumë klube evropiane, në veçanti janë një sërë klubesh nga Liga Premier që i duan shërbimet e tij.
26-vjeçari ka luajtur në Angli te Leeds Unitedi (2020-2022), pikërisht para se t’i bashkohej Barcelonës. /Telegrafi/