Telegrafi

Barca në panikë, e ka humbur udhën për transferime – tension i madh pas humbjes nga Reali

Barcelona pa asnjë dyshim mund të thuhet se është në panikë të madhe.

Humbja me rezultat 3-1 nga Real Madridi në shtëpi ka bërë që Barcelona të alarmohet keq.

Brenda pak orësh u transferua Paulinho për 40 milionë euro, një lojtar që megjithatë nuk e kthen shpresën te tifozët dhe zhveshtorja katalanase, pavarësisht se për të u paguan shumë para.

Priten transferimet e Coutinhos dhe Dembeles të cilët thuhet se janë afër kalimit te Barcelona, në një moment shumë dëshpërues, pa Neymarin, pa vetëbesim, pa atmosferë, por me xhepat plot.

Barcelona ka shpenzuar hiç më pak se 225 milionë euro për transferime në tri vitet e fundit dhe prej këtyre transferimeve të dobishëm janë vetëm Umtiti dhe deri diku Cillessen. Pjesa tjetër e lojtarëve janë Arda, Aleix, Signe, marlon, Deulofeu, Denis, Andre Gomes, Alcacer, Douglas dhe Rafinha – e sot që të gjithë janë në dyshim për t’u shitur.

Barca ka gati plot 600 milionë euro të tjera për të shpenzuar, por edhe vet tifozët kanë dyshime për përzgjedhjet që mund të bëhen për 15 ditë të mbetura të afatit kalimtar, shkruan AS, transmeton Telegrafi.

Atmosfera në kampin e Barcelnoës është tejet e zymtë pas humbjes nga Reali, kurse kjo argumentohet edhe me faktin se mos rinovimit nga Andres Iniesta.

Pique ka akuzuar trajnerin pas takimit për disfatën, teksa stafi teknik ia drejtoi fajin mbrojtësit për dështimin në golin e epërsisë të Realit dhe golin e Cristiano Ronaldos.

Busquets po ashtu ka shpërthyer, duke kërkuar transferime të reja kualitative.

Mbetet të shihet si do të reagojë Barcelona, sidomos kur dihet se ndeshja kthyese me Real Madridin zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/