Telegrafi

Barca në krye me Messin fiton ndaj Sampdorias (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Sampdorias me rezultat 3-2 dhe kështu ka fituar Trofeun Gamper.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e 16-të, e gjitha kjo pas një asistimi të bukur nga Lionel Messi.

Argjentinasi gjeti rrugën drejt golit vetëm pas pesë minutash, ku u asistua nga Ivan Rakitic.

Messi shënoi edhe një herë në minutën e 34, por këtë herë një super gol nga gjuajta e lirë.

Për Sampdorian shënuan Luis Muriel (22’) dhe Budimir (78’). Kjo ndeshje është e karakterit miqësor dhe luhet në kuadër të Trofeut Gamper. /Telegrafi/

https://twitter.com/lasthighlights/status/763449655816511490