Kanidati për president të Barcelonës, Emili Rousaud ka thënë se rikthimi i Neymarit është i vështirë.
Ylli brazilian ka disa afate që kërkohet nga skuadra katalunase, mirëpo Paris Saint-Germain nuk lëshon pe.
Rousaud ka thënë se për shkak të gjendjes ekonomike që gjendet klubi, ata nuk mund të paguajnë shuma të larta për transferimin e 28-vjeçarit.
“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Neymarin dhe njerëzit e tij, derisa ai ka thënë se dëshiron që Messi t’i bashkohet atij në Paris”, ka thënë kandidati për president të Barcelonës .
“Ajo deklaratë ishte keqkuptuar. Neymar kishte thënë se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona, ashtu siç kishte thënë edhe në verën e vitit 2019”.
“Tani për tani, me gjendjen ekonomike, transferimi i tij mund të realizohet vetëm kur t’i skadon kontrata”, ka thënë Rousaud. /Telegrafi/