Ka kohë që Barcelona ka shprehur interesim për shërbimet e Memphis Depay, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të gjejë formulën e duhur për transferimin e tij.
Trajneri Ronald Koeman dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij sulmuesin holandez, mirëpo kriza financiare e ka penguar që t’i sigurojë shërbimet e tij deri më tani.
Mirëpo, L’Equipe bën të ditur se ylli i Lyonit mund të jetë në dispozicion të Barcelonës vetëm për pesë milionë euro në janar.
Ky lajm u ka dhënë shtytje katalunasve, të cilët do të përpiqen ta angazhojnë Depayn nga gjysma e sezonit.
Kujtojmë që Lyoni kishte kërkuar 25 milionë euro për holandezin në verën e kaluar. /Telegrafi/