Site icon Telegrafi

Barca mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Lionel Messi, Barcelona during the La Liga match between FC Barcelona, Real Valladolid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka regjistruar fitore minimale (1-0) kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Lionel Messi doli në rast, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë portës.

Momenti i penalltisë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, një veprim të gabuar të Michel në dëm të Gerard Pique, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa pikërisht Leo Messi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (43′).

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi argjentinas rrezikoi sërish, mirëpo portieri Jordi Masip intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Lionel Messi shënoi nga penalltia (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, një mundësi shënimi e pati qendërsulmuesi Luis Suarez, ndërsa goditja shkoi drejt portierit mysafir, i cili e ndali. Më pas rrezikoi edhe Sergi Roberto, por nuk ishte efektiv. Messi dhe Suarez vazhduan me raste të tjera deri në fund, por nuk pati konkretizim.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

Kevin-Prince Boateng luajti nga minuta e parë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Valladolidi është në pozitën e 15-të në tabelë me 26 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë si mysafir të Sevillas, kurse Valladolidi është nikoqir i Real Betisit. /Telegrafi/

https://youtu.be/zwA4zpapIjg

Exit mobile version