Site icon Telegrafi

Barça mposht me lehtësi Bilbaon, i qëndron hije Realit (Video)

Barcelona u tregua e fortë përball Athletic Bilbaos, duke e mposhtur në Camp Nou me rezultat të pastër 3-0.

Gjiganti katalunas e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, pasi shënoi dy gola ndaj Athletic Bilabos, të cilët më shumë kishin ardhur për një barazim.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 18 nga sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Neymar.

Ky ishte goli i parë i spanjollit me fanellën e Barcelonës në La Liga

Ndërsa, për 2-0 u përkujdes Lionel Messi, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, gol ky që erdhi në minutën e 40 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Messit pas ‘perlës’ së nxjerrë nga sirtari

Në pjesën e dytë, përsëri fjalën e fundit e patën djelmoshat e trajnerit Luis Enrique, të cilët nuk lejuan të pranojnë gol, teksa vet arritën të shënojnë edhe një herë.

Luhej minuta e 67 kur mbrojtësi Aleix Vidal mori një top të mirë nga Ivan Rakitic, ndërsa pas disa lëvizjeve të mira mposhti portierin kundërshtar duke ngritur epërsinë në 3-0.

Vidal shihet shumë i lumtur dhe buzëqeshur pas golit të shënuar

Në vazhdim të ndeshjes, pati edhe disa raste tjera, por pa arritur të tundin rrjetën dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e katalunasve me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh vetën në pozitën e dytë me 45 pikë apo vetëm një më pak se lideri, Real Madridi, por që kanë dy ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version