Barcelona ka fituar ndaj Deportivo Alavesit në La Liga me rezultat 2-1.
Vendasit u befasuan nga paraqitje e mysafirëve dhe për të arritur deri te fitorja iu nevojit të lodhën më shumë sa që e kishin pritur.
Të parët që shënuan në takim ishin Alaves, ishte John Guidetti ai që shënoi pas një kundërsulmi në minutën e 23-të.
Lionel Messi tentoi të barazojë rezultatin në minutën e 43-të me një goditje mjeshtërore nga gjuajta e lirë, por Fernando Pacheco Flores bëri mrekullinë duke ia mohuar golin.
Paulinho rrezikoi në minutën e 70-të dhe dy minuta më vonë Luis Suarez e barazoi rezultatin. Atë që nuk e bëri në minutën e 43-të, Messi e bëri në minutën e 84.
Argjentinasi shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë dhe i dha fitoren e radhës klubit katalunas në kampionatin elitar spanjoll të futbollit.
Barça pas kësaj fitore vazhdon e para në La Liga me 57 pikë, kurse Alaves në vendin e 17-të me 19 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde është ndaj Espanyolit, kurse Derpotivo Alaves pret Celta Vigon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DcFaOLrUQeg
https://www.youtube.com/watch?v=qjGB44_IAVc