Telegrafi

Barca me kredit e ka blerë Griezmannin, nuk ka asnjë cent për Neymarin

Neymar paguhet 670 mijë euro në javë apo 2.6 milionë euro në muaj

Kthimi i Nyemarit në Barcelonë akoma mbetet një prej historive më spekuluese të momentit në këtë afat kalimtar të verës.

Por, duket se ky transferim nuk do të ndodhë këtë vit bazuar në fjalët e presidentit të klubit katalunas, Bartomeu.

Ky i fundit ka pohuar se transferimin e fundit, Antonie Griezmann, e kanë bërë pasi kanë marrë huazim prej 120 milionë eurove, ku 35 milionë duhet t’i kthejmë brenda gjashtë muajve ndërsa të tjerat duhet t’i sigurojmë përmes shitjeve të lojtarëve.

Neymar e Mbappe

“Ne morëm një kredi për gjashtë muaj për 35 milionë euro dhe 85 milionë të tjera do të sigurohen nga shitja e dy lojtarëve”, tha spanjolli.

Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, blaugranat nuk kanë më asnjë cent për transferimet e reja.

Këtë verë, Frenkie de Jong u kushtoi kampionëve spanjollë rreth 75 milionë euro gjersa francezi u ka kushtuar 120 milionë.

Ndryshe, Barca i ka ofruar skuadrës së PSG-së dy lojtarë, Samuel Umtitin ose Philippe Coutinhon plus Ivan Rakiticin gjersa parisienët kërkojnë mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/