Telegrafi

Barca konsideron shitjen e Ter Stegen, të cilin e kërkon Bayerni

(Foto: Instagram/mterstegen1)

Barcelona është duke i shqyrtuar mundësitë për shitjen e Marc-Andre ter Stegen – bën të ditur AS.

Problemet financiare që e kanë goditur klubin katalunas si pasojë e pandemisë së coronavirusit, mund t’i detyrojë Blaugranët që ta shesin portierin.

Pos që do të përfitonte nga shuma e shitjes, Barca do ta hiqte Ter Stegenin edhe nga lista e pagave.

(Foto: Instagram/mterstegen1)

Bayern Munichu ka shprehur interesim për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili shihet si zëvendësim afatgjatë i Manuel Neuer.

Ndërsa për transferimin e Ter Stegen, bavarezët pritet të përgatitin ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh në verën e ardhshme. /Telegrafi/