Telegrafi

Barca konfirmon lëndimin e Messit dhe kohën e mungesës së tij

Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi ka pësuar një dëmtim dhe me gjasë do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Alaves.

Argjentinasi u lëndua në takimin kundër Uruguait, në të cilin e shënoi golin e vetëm.

Lexo po ashtu Messi tregon arsyen pse u bë biond (Foto)

Gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari e ka zhvilluar secilën ndeshjen, por në sfidën e radhës pritet të mungojë.

Ai vazhdon me seancat e lehta stërvitore, ndërsa pas testeve mjekësore, Luis Enrique do të vendosë se a do ta përfshijë në skuadër.

Lexo po ashtu Ku qëndron e ardhmja e Messit, nuk është te Barca

Messi i ka shënuar dy gola deri më tani për Blaugranët në edicionin e ri. /Telegrafi/