Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi ka pësuar një dëmtim dhe me gjasë do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Alaves.
Argjentinasi u lëndua në takimin kundër Uruguait, në të cilin e shënoi golin e vetëm.
Gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari e ka zhvilluar secilën ndeshjen, por në sfidën e radhës pritet të mungojë.
Ai vazhdon me seancat e lehta stërvitore, ndërsa pas testeve mjekësore, Luis Enrique do të vendosë se a do ta përfshijë në skuadër.
Messi i ka shënuar dy gola deri më tani për Blaugranët në edicionin e ri. /Telegrafi/