Deportivo La Coruna nuk është treguar kundërshtar i denjë i Barcelonës në Camp Nou. Katalunasit fituan me rezultat 4-0.
Skuadra vendase e dominoi sfidën që nga fillimi, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 21-të nga Rafinha, i cili u asistua nga Suarez.
I njëjti futbollist reagoi më së miri në zonë për ta shënuar edhe golin e dytë të nikoqirëve (36’).
Blaugranët e shënuan edhe golin e tretë në fraksionin e parë. Luis Suarez pranoi një top nga Neymar dhe u regjistrua në listën e golashënuesve (43’).
Në fraksionin e dytë në fushë u inkuadrua Lionel Messi dhe superyllit argjentinas i mjaftuan tri minuta që të shënonte (58’). Neymar e ndihmoi në realizimin e këtij goli me anë të asistit të tij.
Një goditje me bërryl në Neymar i kushtoi Laures me karton të kuq (65’) duke e lënë Deportivon edhe me inferioritet numerik në minutat e mbetura.
Barcelona është në vend të dytë në tabelë me 16 pikë, një më pak se Sevilla, ndërsa Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë nga 15 pikë, por nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje. /Telegrafi/
https://twitter.com/Bhoomiraj/status/787302032151502849
https://youtu.be/Aej2ndyznV8
https://youtu.be/LHm7Db1Ulno
https://youtu.be/4gYneDr5X_E