Juan Mata është një nga futbollistët që pritet të largohen nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.
Lojtari spanjoll ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi anglez nuk planifikon t’i ofrojë kontratë afatgjate.
Në këtë mënyrë, ai është i lirë që të bisedojë me klubet tjera, të cilat interesohen për shërbimet e tij, ndërsa një prej tyre është Barcelona.
The Sun raporton se Blaugranët tashmë i kanë nisur bisedimet me babanë e lojtarit, i cili është njëherësh agjent i tij.
Derisa Unitedi dëshiron t’i ofrojë vetëm kontratë njëvjeçare, Barca është e gatshme që ta transferojë atë me parametrat zero, ndërsa Mata dëshiron së paku dy vite në kontratën e tij të radhës. /Telegrafi/