Telegrafi

Barca, fitues meritor i Kupës

Barcelona është fitues meritor i Kupës së Mbretit – ka deklaruar Gerard Pique, i cili i ka lëvduar bashkëlojtarët për këtë triumf.

Katalunasit fituan me rezultat 2-0 kundër Sevillas në ndeshjen që shkoi në vazhdime.

“Trajektorja e skuadrës në vitin e fundit është mahnitëse. Është dashur të luanim në mbrojtje për shumë minuta dhe të tentonim me kundërsulme”.

“Loja u bë shumë e vështirë pas gjysmë ore, por ne luftuam, fituam dhe mendoj se e merituam”.

“Duam të vazhdojmë të fitojmë tituj dhe t’i shtojmë akoma më shumë triumfet tona”, ka deklaruar qendërmbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/