Barcelona vazhdoi me fitore në La Liga, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1.
Edhe pse ishte një fitore minimale, vendasit ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje.
Barcelona tentoi më shumë në pjesën e parë, por golin e arriti vetëm në minutën e 32-të nga Ousmane Dembele dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minuat e parë.
Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me anë të Martin Braithwaite në minutën e 57-të.
Gol i epërsisë për Barçën erdhi nga Luis Saurez në minutën e 71-të, ndërsa vlen të theksohet se uruguaiani lëshoi një tjetër rast të mirë për gol tetë minuta më vonë. Në kohën shtesë shënoi edhe Lionel Messi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Leganes në vendin e 14 me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Gironas, kurse Leganes luan ndaj Eibarit. /Telegrafi/
https://youtu.be/Xt3rf1hd-UY?t=9