Telegrafi

Barça fiton minimalisht ndeshjen e parë çerekfinale të LK-së ndaj Unitedit

Luis Suarez pas golit ndaj Man Utd (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Barcelona arriti të fitojë në Old Trafford me rezultat 0-1 ndaj Manchester Unitedit, ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mysafirët në këtë ndeshje ishin më të mirë, edhe pse ishte një ndeshje me pak raste serioze.

Barça kaloi në epërsi pasi Luke Shaw shënoi autogol në minutën e 12-të. Pas kësaj Djajtë e Kuq tentuan me Scott McTominay (29′), por gjuajti jashtë.

Chris Smalling gjatë një dueli me Luis Suarezin (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Philippe Coutinho rrezikoi seriozisht portën vendase, por nuk arriti të shënojë dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minuat e parë.

Lexo po ashtu Messi gjakoset pas ndërhyrjes nga Smalling

Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 65-të, por gjuajti jashtë portës. Në vazhdim nuk kishte ndonjë rast serioz nga të dy skuadrat.

Fred në tentim për të larguar topin nga Messi (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou më 16 prill. /Telegrafi/