Telegrafi

Barca i falet De Jongut, triumfon ndaj Mallorcas

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelonës i ka mjaftuar një gol për ta mposhtur Mallorcan në Visit Mallorca Estadi, në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Ilias Akhomach pati rastin e parë të mirë në ndeshje, derisa pas gjysmë ore lojë Luuk de Jong me një goditje akrobatike e goditi shtyllën.

Pas një harkimi nga Oscar Mingueza, Luuk de Jong shënoi për epërsinë e mysafirëve në fund të pjesës së parë (44’).

Në gjysmën e dytë, ekipi nikoqir nuk ia doli që t’i ndryshonte gjërat, ashtu që katalunasit morën pikë të plota.

Me këtë fitore, Barcelona është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë, një më pak se Atletico Madridi që mban vendin e dytë në renditje.

Mallorca mbetet në vend të 15-të me 20 pikë, katër më shumë se Deportivo Alavesi që ndodhet në zonën e rrezikut. /Telegrafi/