Barcelona është duke u përgatitur që t’i ndajë rrugët me Malcomin – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.
Blaugranët arritën që ta fitonin garën për shërbimet e brazilianit në verën e vitit 2018, mirëpo ai dështoi ta dëshmonte veten në Camp Nou.
Ka kohë që spekulohet se e ardhmja e 22-vjeçarit është larg katalunasve, ndërsa në ditët e fundit vetëm sa janë intensifikuar këto thashetheme.
Barca thuhet se e ka vënë në listën e shitjeve lojtarin dhe është në pritje të ofertave për të.
Në afatin e janarit, Tottenham Hotspur dhe Everton kishin shprehur interesim ta huazonin Malcomin, ndërsa tash pritet që të përfshihen sërish në garë për shërbimet e tij. /Telegrafi/