Barcelona me anë të drejtorit, Pep Segura, e cilëson Juventusin si rivalin më të vështirë të fazës grupore.
Barca do të përballet me Bianconerët, Sportingun dhe Olympiacosin.
“Ne kemi kundërshtarin e qartë në grup, ai është Juventusi”.
“Barcelona e di nivelin e Juventusit dhe janë dy ekipe tjera që nuk janë t lehta po ashtu”.
“Ekziston respekt maksimal për të gjithë, ata janë kompetitiv dhe ekipe historike që luajnë rol të rëndësishëm në këtë garë”, u shpreh Segura. /Telegrafi/