Barcelona thuhet se është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali.
Futbollisti italian është shënjestër e disa klubeve evropiane, sidomos atyre nga Serie A, ndërsa në javët e fundit është raportuar se edhe Blaugranët e duan nënshkrimin e tij.
Mundo Deportivo bën të ditur se interesimi i Barcës ka qenë i vërtetë, mirëpo çmimi prej 60 milionë eurosh që kërkon Brescia, konsiderohet shumë i lartë.
Një marrëveshje shkëmbimi, po ashtu është thuajse e pamundur, duke qenë se klubi italian pritet të bie nga Serie A nëse rikthehet kampionati.
Talenti 19 vjeçar ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime në 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. /Telegrafi/