Site icon Telegrafi

Barca e gatshme të paguajë çmimin e Verrattit

Gazeta katalanase Sport shkruan se Barcelona është gjithmonë e më shumë e interesuar të marrë Marco Verrattin.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, konsiderohet si Andres Iniesta i ri në kampin blaugrana.

Për këtë katalanasit janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 80 milionë euro klubit parisien, shumë që kërkohet edhe nga ta.

Barcelona dëshiron të kryej punë para se Juventusi dhe Real Madridi do të futeshin fuqishëm në garë.

Verratti kishte ardhur nga Pescara te PSG dhe është kthyer në njërin prej lojtareve kyç të skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version