Riqui Puig nuk do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori i talentuar spanjoll ishte shumë afër largimit në janar, por në fund Barça refuzoi të gjitha ofertat për të.
Real Betis, Getafe, Valencia, Ajax dhe Fiorentina ishin në garë për të.
Derisa largimi i Ronald Koeman është afër të ndodhë, te Barcelona vazhdojnë të besojnë në mesfushorin e talentuar.
Mundo Deportivo raporton se drejtuesit e klubit janë duke i përgatitur një kontratë të re lojtarit, për ta mbajtur atë gjatë në Camp Nou.
Puig nuk luajti më shumë se 14 ndeshje me trajnerin Ronald Koeman, por në Kataluni vazhdojnë të besojnë shumë në të.
Barcelona po i përgatitë një kontratë të re e cila do ta mbante atë deri në verën e vitit 2026 në Camp Nou, nga e cila kontratë lojtari do të ketë edhe pagë më të lartë.
Drejtuesit e klubit janë të vendosur ta mbajnë xhevahirin e tyre në klub dhe nuk do të lejojnë as huazimin e tij, përkundër se ka interesime nga klube angleze, gjermane e spanjolle. /Telegrafi/