Bosi i Barcelonës, Robert Fernandez, është i bindur se Javier Mascherano do ta ketë shumë shpejt situatën e zgjidhur me klubin.
“Ekipi është shumë i mirë, është fantastik. Ka gjëra që duhet të përmirësohen dhe gjatë kohës do të tentojmë t’i zgjidhim problemet”.
“Situata e Mascheranos do të zgjidhet me kohën, ai vet ka thënë këtë”, potencoi Fernandez.
Për Mascheranon janë të interesuara një sërë klubesh të mëdha evropiane. /Telegrafi/