Telegrafi

Barca dorëzohet për Coutinhon?

Coutinho do të qëndrojë në Liverpool, sipas informacioneve të fundit nga Anglia.

Gazeta lokale “LiverpoolEcho” thotë se Barcelona ka hequr dorë nga braziliani, duke parë se klubi anglez nuk pranon asnjë euro më pak sesa 150 milionë eurot që ka kërkuar për futbollistin e tij.

Barcelona i vuri të dielën ultimatum Liverpoolit që të pranonte ofertën prej 128 milionë eurosh, por “Reds”-at e refuzuan sërish.

Sipas “LiverpoolEcho”, bëhej fjalë për një “ofertë-kurth”, pasi Barcelona do të paguante 89 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër me kusht nëse Coutinho do të fitojë Topin e Artë ose Barcelona do të fitojë disa Champions në vitet e ardhshme./TCH/Telegrafi/