Barcelona u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, duke e përsëritur të njëjtin gabim si në sezonin e kaluar.
Skuadra katalonase ishte duke fituar 3-0 ndaj Liverpoolit nga ndeshja e parë, mirëpo në ndeshjen e dytë humbën 4-0.
Pak orë para se të fillonte ndeshja, Barcelona kishte bërë një postim në faqen e tyre, duke i pyetur ndjekësit nëse do të mund ta shënonin një gol në Anfield.
“Ne shënojmë, Liverpoolit i duhen pesë, do shënojmë së paku një gol… pajtoheni?”, ka shkruar skuadra katalunase në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Por, me këtë postim të Barcelonës janë tallur tifozët e Liverpoolit pas ndeshjes, duke i bërë të pendohen për fjalët e shkruara, pasi i eliminuan nga gara më e madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/
We score, Liverpool need FIVE – and we're going to get at least one… agreed?
🔵🔴 #LFCBarça (1-0, agg 1-3) pic.twitter.com/MX2fCNPynn— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 7, 2019