Telegrafi

Barca dhe Celta luajnë për prestigj – formacionet startuese

Në Camp Nou zhvillohet ndeshja e xhiros së 36-të në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Celta Vigos.

Katalunasit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe nuk kanë objektiv tjetër, pasi Real Madridi është shpallur matematikisht kampion.

Celta Vigo e ka siguruar mbijetesën, ndërsa nuk mund ta arrijë zonën evropiane, ashtu që ky takim zhvillohet për prestigj.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Eduardo Coudet i kanë zgjedhur formacionet startuese të këtij takimi.


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Alves,Araujo, Eric Garcia, Alba, F. de Jong, Gavi, Ferran, Dembele, Memphis, Aubameyang.

Formacioni startues i Celta Vigos: Dituro, Kevin, Aidoo, Araujo, Galan, Beltran, Denis, Brais, Cervi, Aspas, Galhardo.


/Telegrafi/